Shpërthimi i fuqishëm në Nashville, dyshohet për sulm vetëvrasës

Shpërthimi i fuqishëm në Nashville, dyshohet për sulm

Shpërthimi i një kamioni në Nashville të SHBA-së ditën e Krishtlindjeve, mendohet se ka qenë një sulm vetëvrasës.

Hetuesit janë duke kryer teste të ADN-së, pasi mbetje njerëzore janë gjetur afër vendit të shpërthimit të fuqishëm. Dyshohet se viktima, i cili mendohet të jetë rreth 60 vjeç, është vetëhedhur në erë.

Sakaq hetuesia ka bërë një sërë kontrollesh në disa banesa që dyshohet se mund të gjenden të dhëna në lidhje me ngjarjen. Autoritetet nuk kanë pranuar ta identifikojnë personin në fjalë.

Tre vetë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, ndërsa janë dëmtuar rëndë disa ndërtesa historike.

Motivi për shpërthimin nuk është përcaktuar ende. FBI është duke hetuar incidentin.

Ndërkohë, bizneset dhe personalitetet televizive kanë ofruar më shumë se 300,000 dollarë për të kapur përgjegjësit.

LEXO EDHE: VIDEO/ Nga shpërthimi i kamionit shembet pallati

Bota Lajme kamion sulm vetevrases nashville

EMISIONET