17:01 – Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi mesditën në kryeqytetin spanjolle Madrid.
Forcat e emergjencës vijojnë kërkimet edhe për viktima të tjera nën rrënoja, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit që tronditi qendrën e Madridit.
15:45 – Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë në Madrid të Spanjës.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Puerto di Toledo, në distriktin e La Latina, pranë kryeqytetit spanjoll. Ndërsa sipas mediave lokale, dyshimet e para flasin për një rrjedhje gazi, citon Ora News.
Shpërthimi ka shkatërruar pothuajse plotësisht një godinë katër katëshe që dyshohet se shërbente si azil pleqsh, informacion ky i pakonfirmuar ende ngaa autoritetet spanjolle.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe policia, e cila ka nisur edhe hetimet për ngjarjen.
Ende nuk ka informacione për viktima.