I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, presidenti Ilir Meta se zgjedhjet do të jenë një referendum dhe sipas tij do të vijnë njerëz nga Itali me not dhe Greqia në këmbë për të votuar.

Meta u tregua i ashpër duke thënë se populli o do të jetë me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës.  

Meta: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë më e madhja në histori. Me not do të vijnë nga Italia. Do të vijnë në këmbë nga Greqia. Nëse nuk respektohet 5 qershori po këmbëngulet më këtë që u bë dje do të jetë referendum, jo zgjedhje.

Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi një popull i urtë dhe drejtë,kur na bie hasmi tek dera na këndojnë pushkët në kulla. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota.

Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës. Se u bënë ka kohë që e qeverisin vendin disa oligarkë që nuk njohin atdhe dhe asgjë. Ata bëjnë politikën dhe drejtësinë. Paguajnë prokurorë, gjykatës dhe mediat. Nuk duhet të ishte prekur kushtetuta fare.