S'dha mandatin e Sakos, gjyqtarja Mimoza Margjeka: Nëse do e bën dhe gjyqtarët e tjerë askush s'do i çonte në burg

S'dha mandatin e Sakos,  gjyqtarja Mimoza Margjeka: Nëse do e bën

Mimoza Margjeka është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar ku ka ankimuar vendimin e gjykatës për masën e sigurisë.

Para se të hynte në gjykatë, edhe pse polici u mundua të largonte median vetë ish gjyqtarja e Apelit të Korçës iu afrua gazetarëve për të deklaruar se pas sulmit të saj fshihet hakmarrje politike.

Bëhet fjalë për mos dhënien e mandatit të bashkisë së Durrësit.

Në kohën kur ishte gjyqtare e Gjykatës së Durrësit Margjeka rrëzoi kërkesën e Valbona Sakos për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, duke i argumentuar si nul zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit.

“Dyshoj se eshtë tendencë. Nëse dikujt i del përballë do të godasin. E di shumë mirë çfarë vendimi kam dhënë. Jam i vetmi gjyqtar që s’kam dhënë mandatin një bashkie, ishtë nul, ishte absurd. Nuk ishin zgjedhje ato.

Mendova se do ta bënin edhe gjyqtarët e tjerë por po të ishin të gjithë gjyqtarët si une askush nuk i çonte në burg familjarisht."

Gjyqtarja tha se do të kërkonte që seance e saj të bëhej publike dhe të monitorohej nga gazetarët.

“Nuk dua gjykim me dyer te mbyllura. . Dosjen e kam por nuk na lejohet ta publikojme por fjalët do i themi gojën nuk e ndalojnë. Te nxjerin fonine. Nuk na ndalohet të flasim. Si në kohën e Enverit të dëgjojë populli"

Më 14 shtator 2020 Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në mënyrë unanime pezullimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka.

Ndërkohë më 12 shtator, Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit la në arrest shtëpie gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe avokatin Skender Demiraj, pasi u akuzuan se kanë marrë 6 mijë euro për të lënë të lirë një të burgosur, ndërsa 3 të ndaluarit e tjerë, mes tyre dhe bashkëshorti, Arben Cara me profesion dekan në Durrës  u lanë në arrest me burg.

Te gjitha lajmet mbi dosjen e gjyqtares Mimoza Margjeka

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike ankimim mimoza margjeka

EMISIONET