Më shumë se 500 automjete kanë shpërthyer në flakë në kufirin Afganistan-Iran, pas shëprthimit të një cisterne.

Sipas CNN, incidenti ndodhi në zyrën doganore në Islam Qala, në provincën perëndimore të Afganistanit, Herat.

Të paktën 17 njerëz kanë pësur lëndime dhe menjëherë u dërguan në qendrën spitaloreIslam Qala dhe në Spitalin Rajonal Herat, sipas zëdhënësit të departamentit të shëndetit publik në Herat, Mohammad Rafiq Sherzaj.

“Të gjithë ishin të tmerruar. Ata po iknin, makinat ishin bllokuar”- tha dëshmitari okular, Khalil Ahmad.