Shpërndante herionë, pranga 41-vjeçarit në Mirditë

Shpërndante herionë, pranga 41-vjeçarit në Mirditë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Një 41-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Mirditës, pas informacioneve të marra se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Në fshatin Perlat, forcat e policisë bllokuan mjetin e shtetasit A.N, nga ku gjeti doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

''Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N.,41 vjeç, banues në Mat, për vepren penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe është bërë sekuestrimi i automjetit'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë , për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme arrestim Kronike mirdite heroine

EMISIONET