Shtetasit R.V, 25 vjeç dhe R.H, 18 vjeç banues në Xhafzotaj, Shijak u arrestuan në flagrancë  nga policia e Durrësit për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse pas një pune të mirëfilltë hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde narkotike marijuanë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 aparate celular, sipas njoftimit të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.