Dy persona kanë rënë në pranga pasi shpërndanin drogë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas njoftimit, në panga kanë rënë J. Ç. 32 vjeç dhe K.A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.