Zyra e kompjutera, qeveria investime luksi dhe në situatën e krizës ekonomike

Zyra e kompjutera, qeveria investime luksi dhe në situatën e

102 milionë lekë do të shpenzohen vitin e ardhshëm për orendi dhe paisje zyrash në të gjithë institucionet shqiptare. Në buxhetin e shtetit parashikohen edhe 218 milionë lekë për sisteme IT dhe kompjutera.

Pavarësisht krizës me të cilën po përballet ekonomia shqiptare në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm janë propozuar shpenzime me vlera të mëdha për pajisje dhe rikonstruksion zyrash.

Vetëm për blerje orendish dhe pajisje zyrash parashikohen fonde që shkojnë në rreth 102.2 milionë lekë.

Sipas të dhënave shifra më e lartë e këtij totali është parashikuar për blerjen e paisjeve të zyrave për Ministrinë e Brendshme në vlerën e 28.8 milionë lekëve.

Ndërkohë që për sisteme IT, kompjutera dhe paisje zyre është propozuar që të harxhohen 218.9 milionë lekë.

Nga lista e investimeve bëhet e ditur se më shumë do të shpenzohen për mobilimin e ambienteve të zyrave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe paisjet kompjuterike me një total prej 28 milionë lekësh.

Ndjekur më pas për paisje speciale dhe orendi zyrash për Qendrën e Furnizimit me Materiale Teknike Tiranë.

Në projekt-buxhetin e ri është menduar dhe për rikonstruksionin e disa zyrave që kapin shifrën e 85 milionë lekëve.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive parashikohet që të shpenzojë 61 milionë lekë për rikonstruksion zyrash punësimi dhe qendrën e formimit profesional.

Në vitin e ardhshëm pritet që borxhi publik të kalojë 80% të prodhimit të brendshëm bruto.

Ekonomi Lajme Financa Lajmi i fundit

EMISIONET