Shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit në timon u ka kushtuar me heqjen e lejet të drejtimit 23 drejtuesve të mjeteve në kryeqytet.

Nga kontrollet e alternuara në rruget interurbane dhe urbane, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, kryesisht ato mbi normat e shpejtësisë dhe drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit.

Në përfundim, janë pezulluar 11 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë policia thotë se ka arrestuar 3 drejtues mjetesh të arrestuar për djetim mjeti në gjendje të dehur deri në masën 0.71 mg/l