Politikania e njohur Grida Duma ka qenë e ftuar speciale në puntatën e radhës të EXPULS, nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Në nisje të programit, Sharka kishte rezervuar një surprizë për zonjën Duma, në monitor shfaqen dy kronika lajmesh të improvizuara, sikur Grida Duma bëhet kryetarja e parë grua e Bashkisë Tiranë, si dhe kryeministrja e parë grua në vend. Insterte të cilat u pasuan me pyetjen, se kë synon Grida Duma? “As njërën e as tjetrën. Unë fokusohem tek ajo gjë që duhet bërë në këtë moment. E cila është ajo që po bëj.

Në 25 Prill duhet të gjithë të jemi me shumë pak kritikë ndaj vetes dhe me më shumë energji dhe besim në betejën që në 25 Prill, ne të jëmi forca që do të qeverisë vendin. Unë aktualisht jam në gjendje të them se ku shikoj shumë individë të tjerë, brenda zyrës time, por Grida Dumën unë e shoh sot dhe gjithmonënë një kryqëzim absolut të dimensioneve të qeverisjes”- U shpreh Grida Duma me modesti për dy prej posteve më të rendësishme në vend, sa i përket politikës.

Ndiqni videon e plotë: