Kompania italiane INC S.P.A është përzgjedhur fituese e tenderit për implementimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pjesëmarrëse ishin tre kompani, përkatësisht indiane, kineze dhe italiane.

Operatori ekonomik INC S.P.A është përzgjedhur fitues me vlerën më të ulët të oferuar prej 69.7 milionë eurosh.

Vlerën më të lartë e paraqiti kompania kineze SINOHYDRO- EEB në vlerën e 92.5 milionë eurove, ndërkohë që kompania indiane STS-KALPATARU ofroi 92.2 milionë.

Projekti për ndërtimin e kësaj hekurudhe është miratuar që në vitin 2016 dhe ka për qëllim rehabilitimin e 34.5 kilometrave hekurudhore mes Tiranës dhe portit të Durrësit.

Gjithashtu do të ndërtohen dhe 7.4 kilometra rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit të Rinasit.

 Nga Kosto totale, 35.5 milionë euro do të jenë grant që mbulohen nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.

Kontata me kompaninë italiane INC S.P.A është firmosur në datën 19 tetor dhe punimet për finalizimin e projektit pritet të zgjasin rreth dy vite e gjysmë.