FIFA përcakton vazot për fazën eleminatore të Botërorit 2022.

Shqipëria do të jetë pjesë e vazos së katërt së bashku me disa prej vendeve fqinje, ndërsa Kosova do të jetë një vazo më poshtë, raporton Ora News.

Kjo do të thotë se, Kombëtarja kuqezi do të ketë në grup 3 kombëtare të forta.

Vazo e parë janë kombëtaret që rënditen në krye të rënditjes së FIFA-s.

Vazo e parë: Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo e dytë:  Zvicër, Uellsa, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo e tretë: Rusia, Hungari, Irland, Republika Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo e katërt: Bosnje, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo e pestë: Armeni, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbaixhan, Estoni, Kosova, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra

Vazo e gjashtë: Malta, Moldavi, Liechtenstein, Gjibraltar, San Marino

Shorti do të hidhet më 7 dhjetor në Nyon të Zvicrës, ndërsa vendi i parë në grup shkon direkt në Botëror, ndërsa vendi i dytë luan Play-Off.