Shoferë kujdes! Policët rrugorë marrin direktivën: Luftoni parkimet dyshe si virus

Shoferë kujdes! Policët rrugorë marrin direktivën: Luftoni

Shoferë kujdes me parkimin dysh. Direktiva e fundit që policët rrugorë kanë marrë nga ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj është luftimi i parkimeve dysh.

“Parkimet dyshe duhen luftuar si virus” u tha ministri drejtuesve të sektorit të Policisë Rrugore në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë.

Gjithashtu Lleshaj ka kërkuar që grupet e kontrolleve të përqëndrohen në lokalet e natës dhe në restorante.

“Orientoni punën këtu” u tha Lleshaj për të ndaluar numrin e drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit.

“Ky tregues duhet ulur në mënyrë të përqëndruar” u tha Lleshaj më tej

Direktivat e tjera

-Kujdes me përdorimin e rripit të sigurimit

-Përdorimin e alkoolit

-Përdorimin e celularëve

Hetonu rastet kur jepen kolaudime të parregullta

-Sistemi i sigurimit të fëmijëve të jetë i instaluar në makina

Neglizhencat janë alarmante, shkeljet janë massive, papërgjegjshmëria është e rëndë” shprehu shqetësimin ministri i Brendshëm Lleshaj.

Brenda pak javësh, në Kuvend pritet të shkojë paketa me ndryshime në Kodin Rrugor, e cila parashikon ashpërsimin e masave për një sërë shkeljesh.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet

EMISIONET