Dy ditë pasi kishin terrorizuar familjet e dy vëllezërve Çaushi në fshatin Kropisht të  Selenicës, në prangat e policisë kanë rënë 5 autorë të dyshuar.

Policia e Shtetit zbardhi tentativë për vjedhje në fshatin Kropisht të Selenicës.

Si rezultat, në Selenicë dh në Vlorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i pesë autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

Alfred Shametaj, 31 vjeç, Lulzim Elmazaj, 29 vjeç, Endrit Sinaj, 26 vjeç, Enerik Meçaj, 34 vjeç, banues në Selenicë dhe Ervin Dhima, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Keta persona fillimisht kanë shkuar në shtëpinë e njërit prej Vëllezërve Pronjo Caushi, por nuk kanë mundur të çojnë deri në fund aksionine  tyre, pasi nuk kishte njeri në shtëpi. Ndërsa një ditë më pas të veshur me uniformë si të policisë, të armatosur dhe me maska ata kanë trokitur në derën e vëllait Fidel Caushi.

Ata ishin të veshur me police. Ishin të pajisur me pistoleta dhe radio marrëse

Pas denoncimit policia ka nisur aksionin dhe në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar dy automjete. Automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi Alfred Shametaj në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Policia po punon për gjetjen e armës me të cilën autorët do kryenin vjedhjen.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë.