Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Mësohet se mjetet kanë qenë të parkuara në momentin që kanë marrë flakë.

“Automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht” njofton policia.

Gazetari i Ora News, Edi Ruçi raporton se zjarri ka dëmtuar edhe një makinë të tretë, tip Volksvagen, i cili është djegur pjesërisht te dera e përparme.

Pronësia e tij nuk dihet, ndërsa dy mjetet e tjera, Volksvagen dhe Smart, janë në pronësi të dy femrave.

Dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.