Shkon në 306 numri i viktimave nga Covid, në 24 orë 5 të vdekur dhe 123 raste të reja

Shkon në 306 numri i viktimave nga Covid, në 24 orë 5 të

Shkon në 306 numri i viktima nga koronavirusi në vend që prej shfaqjes së pandemisë.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 pacientë, përkatësisht: një 56 vjeçar nga Cerriku  një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.

Po kështu janë regjistruar 123 raste të reja  pozitive në 857 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.

Ndërkohë 190 pacientë po marrin mjekim në  dy spitalet Covid, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. 

Edhe këtë të premte numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve, 150 pacientë.

COVID-19 – Statistika (4 Shtator 2020)
Testime totale 66197
Raste pozitive 9967
Raste të shëruara 5882
Raste Aktive 3779
Humbje jete 306 (Qarku Tiranë 145, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 15, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2066
Durrës 452
Shkodër 293
Lezhë 196
Korçë 135
Kukës 129
Elbasan 127
Vlorë 121
Fier 114
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër 34

https://youtu.be/jiLRkCE7S9Q

Vendi Shendetësi Lajme koronavirusi ne shqiperi Lajmi i fundit

EMISIONET