Shkolla në Elbasan e harruar prej 20 vitesh, prindërit dhe mësuesit kontribuojnë për mirëmbajtjen

E ndërtuar në vitin 1971, prej të paktën 20 vitesh në shkollën “Hamit Mullisi” në Elbasan nuk është vënë dorë.

"Për shkak se shkolla është vete e amortizuar, prindërit por edhe mësuesit kontribuojnë vete në mirëmbajtjen e saj."

Janë 313 nxënës që ndjekin mësimet në të, por për shkak të rrezikut që mbart familjarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme

“Problematikat kryesore të kësaj shkolle janë: mosfunksionimi i banjove, amortizimi i rrjetit elektrik që sjell mungesën e ngrohjes në këtë periudhë dimri. Mungesa e terreneve sportive apo palestrës, mungesa e mjeteve didaktike dhe laboratorëve.”

Prindërit thonë se i janë drejtuar disa herë bashkisë, por që asnjëherë nuk janë marrë parasysh.

“Kërkesat tona drejtuar Bashkisë së Elbasanit janë harruar.”

Rreth 42% e nxënësve të kësaj shkolle përbëhet nga komuniteti rom dhe egjiptian, ndaj nuk mungojnë as akuzat për paragjykim.

“Nuk është vënë dorë, gjë që unë e kuptoj si diskriminim.”

Vendi Lajme elbasan Sociale shkolla hamit mullisi

EMISIONET