Selam Shkodra, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, është shprehur se partitë politike kosovare kanë ndërmarrë iniciativa ad-hock në adaptimin e ofertave të tyre për të arritur qëllimet që kanë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, ai bën me dije se angazhimi i profesionistëve kompetentë është  kyç, duke fuqizuar kompetencën e këtyre njerëzve do të zvogëlonte dukurinë e nepotizmit dhe mbipopullimit të institucioneve me militantë partiakë si edhe do të ndihmonte në ndryshimin e kësaj gjendje të padurueshme në vend.

Postimi i plotë:

Partitë politike në vend kanë ndërmarrë iniciativa ad-hok t’i adaptojnë ofertat e tyre për t’i arritur qëllimet e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit në lidhje me punësimin, politikat sociale,  edukative-arsimore, shëndetësore, në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

Angazhimi i profesionistëve  kompetentë është  kyç, në veçanti, sensi inovativ dhe ndërmarrës i njerëzve si dhe fuqizimi i kompetencës së këtyre njerëzve do të zvogëlonte dukurinë e nepotizmit dhe mbipopullimit të institucioneve me militantë partiakë si edhe do të ndihmonte në ndryshimin e kësaj gjendje të padurueshme në vend dhe zvogëlimi i dukurisë të sipërpermendura, gjithashtu profilizimi i partive politike edhe me programet e tyre do të luajë rol të rëndësishëm, në veçanti kur kombinohen me profesionist të fushave të cekur si më lartë.

Për ta kuptuar seriozitetin e partive politike në zgjidhjen afatëgjatë të problemeve në vend duhet të shihet prioriteti që partitë i japin nëpërmes planifikimit të ndarjes së buxhetit në arsim, drejtësi, shëndetsi dhe në zhvillimin ekonomik .

Fokusi në këto fusha reflekton qëndrimin e partive në fillimin e zgjidhjeve të problemeve në vend, duke e adaptuar një qasje të balancuar – midis një perspektive të përgjithshme të pluralizmit, nga njëra anë dhe perspektivës së mundësive të barabarta nga ana tjetër.

Këto kontekste, nga më e përgjithshmja deri te më specifikja, duhet parë me prioritet, angazhimi aktiv i qytetarëve me të drejtë vote në këtë proces është jo i nevojshëm po i domosdoshëm.