Situata e çështjes së mbetjeve urbane, bëhet edhe më e rënduar ditën e sotme. Sot është dita e tretë që bëhet i pamundur depozitimi i mbetjeve për shkak të rritjes së çmimit me 73%“.

Kështu shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

Sipas saj, vazhdohet të ketë probleme shumë të mëdha lidhur me nevojën për depozitimin e menjëhershëm të mbetjeve.

Ademi shton se ditën e djeshme ka patur një bisedë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Në qoftë se çështja nuk do të zgjidhet, Bashkia Shkodër do të bëjë përpjekje për të gjetur një mënyrë alternative për heqjen e mbetjeve nga qyteti dhe njësitë administrative”, shprehet Voltana Ademi, raporton Ora News.

Voltana Ademi: Situata e çeshtjes së mbetjeve urbane, bëhet edhe më e rënduar ditën e sotme. Sot është dita e tretë që bëhet i pamundur depozitimi i mbetjeve për shkak të rritjes së çmimit me 73%.

Kemi mundur të menaxhojmë situatën duke rritur numrin e mjeteve që janë sjellë nga Operatori për të mbledhur mbetjet, të cilat janë të depozituara në këto makineri. Nga ana tjetër, Operatori ka ndihmuar për zbrazjen me sa ka patur mundësi të mbetjeve në qytetin e Shkodrës.

Ndërkohë, vazhdojmë të kemi probleme shumë të mëdha lidhur me nevojën për depozitimin e menjëhershëm të mbetjeve.

Mbrëmë kam patur komunikimin e fundit me zj. Balluku, ministre e Infrastrukturës, pas kërkesës për ministrin Klosi. Nga biseda me zj. Balluku më është transmetuar se ata po trajtojnë çështjen dhe sot gjatë ditës do të kemi komunikim për çështjen në fjalë.

Në qoftë se çështja nuk do të zgjidhet, Bashkia Shkodër do të bëjë përpjekje për të gjetur një mënyrë alternative për heqjen e mbetjeve nga qyteti dhe njësitë administrative.

Nëse mbetjet ndodhen në fushë, në zonën e qytetit, ne do të gjejmë një vendndodhje tjetër, të përkohshme për heqjen e tyre. Kjo si një mënyrë emergjente, e përkohshme, deri në zgjidhjen e çështjes.