Shkodra një përballje "të fortish": Nga gruaja e hekurt e politikës, tek biznesmenët e surprizat e hyrjeve të reja

I njohur si një qark relativisht i qetë në proceset zgjedhore krahasuar me pjesën tjetër të vendit, Shkodra për herë të parë në këto 3 dekada mund të thuhet se shënon një prej përballjeve më interesante në 25 prill.

Zgjedhjet parlamentare të këtij viti mes emrave të rikonfirmuar, kanë surprizuar me hyrjet e reja, ndërkohë që për herë të parë pas 2 dekadash përfaqësimi të këtij qarku si kryesuese e listës së PD, Jozefina Topalli do të jetë përballë partisë së saj me alternativën e re, "Lëvizja për Ndryshim".

Ajo ka zgjedhur që krah saj në këtë garë të ketë emra të rinj, të pasprovuar më herët në politikë, apo që të jenë përfolur në administratën publike. Një pjesë e madhe e tyre me formim jashtë Shqipërie dhe me eksperiencë në kompani ndërkombëtare.

Nga ana tjetër Partia Demokratike që listën e kryeson me ish deputetin Helidon Bushati, pjesë të listës ka një ndërthurje të fortë mes figurave që edhe më herët e kanë përfaqësuar në kuvend dhe emrave të administratës publike, si dy nënkryetarët e bashkisë Emilia Koliqi dhe Arben Gjuraj.

Tek PS surpriza ishte padiskutim emri i parë në listë, Edona Bilali, një vajzë e re pa asnjë kontribut tek PS dhe që anëtarësia e njohu vetëm pas prezantimit të Edi Ramës. Krah saj u rreshtuan dy deputetet e njohur Sterkaj e Beqaj koordinator politik i qarkut, ndërsa hyrja e re ishte Benet Beci drejtor i KESH.

Tek LSI u rikonfirmua Agron Çela e krah tij ish drejtori i hipotekes Edmond Ndou.

Shkodra padiskutim është një përballje "të fortish" që kanë profile të ndryshme, nga gruaja e hekurt e politikës Jozefina Topalli, tek biznesmenët Çela e Doshi (ky i fundit i sulmuar jo pak nga SHBA), e deri tek profilet e figurave si Bushati i e Beqaj të dy me një shkëputje relative nga qarku, për shkak të punës dhe angazhimeve që më herët kanë patur në Tiranë.

PS SHKODËR

Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
4. Ilir Beqaj
5. Frrok Gjini
6. Lela Berdica
7. Pal Peraj
8. Kristian shkreli
9. Diana Muriqi
10. Jona Leqejza
11. Alda Mema
12. Kabir Fishta

PD SHKODËR

1- Helidon Bushati
2- Emilja Koliqi
3- Ramadan Likaj
4- Greta Bardeli
5- Zef Hila
6- Lodovik Hasanaj
7- Bardh Spahia
8- Nard Ndoka
9- Izmira Ulqinaku
10- Aldo Gega
11- Arben Gjuraj
12- Helga Sallaku
13- Arben Lushaj (Aleat PR)
14- Ermira Cobaj
15- Zyhdi Rreshketa (Aleat PAA)
16- Fatlum Nurja (Aleat FRD)
17- Lindita Hyseni (Aleat BLD)
18- Ditmir Harusha (Aleat PR)

LSI SHKODËR

1.AGRON ÇELA

2.EDMOND NDOU

3.LINDITA REÇI

4.ILIR HYSENI

5.ERLINDA KAVAJA

6.MELISA BROJAJ

7.SOMELA RADOHINA

8.ELSIDITA SELAJ

9.ASHIM TAFILAKU

10.ELMIRA ZEFI

11.ELVIS METANI

12.JALLDYZ KASTRATI

Kreu i PSD Tom Doshi do të jetë vetë i pari në listën e partisë së tij në qytetin verior të Shkodrës nga ana tjetër.

Vendi Lajme Politikë nard ndoka ilir beqaj tom doshi qarku i shkodres agron cela

EMISIONET