Një aksident është regjistruar ditën e sotme (28 korrik), në qytetin e Shkodrës.

Një mjet zjarrfikës është përplasur me një autoveturë “Ford”.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, por ka vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po mundohet të zbardhë shkaqet e aksidentit.