Shkodër: U raportua si vetëvrasje, por 12 vjeçarja u vra aksidentalisht nga i vëllai i mitur

Shkodër: U raportua si vetëvrasje, por 12 vjeçarja u vra

Ngjarja e cila dje u raportua si vetëvrasje  në të vërtetë është një vrasje aksidentale. Policia e Shkodrës zbardhi sot ngjarjen e rëndë të shënar dje në në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër.

12 vjeçarja është qëlluar aksidentalisht nga vëllai i saj edhe ai i mitur. Për këtë policia ka arrestuar xhaxhain, 30 vjeç pasi kishte mbajtur armën e gjahut pa leje në banesë.

“Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë  në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë  shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht  ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër" informon policia e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme shkoder Kronike vetevrasje

EMISIONET