Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Trush në Shkodër.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Për pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Shkodër.

Sipas të dhënave të para gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet kritike.