Shkodër: I zuri pritë të riut për ta vrarë, arrestohet 32-vjeçari

Shkodër: I zuri pritë të riut për ta vrarë, arrestohet

Policia ka mundur të parandalojë një vrasje në qytetin e Shkodrës.

Një 32-vjeçar me iniclaet L.L është arrestuar pasi i kishte bërë pritë një personi për ta qëlluar.

Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rapsh, Njësia Administrative Kastrat, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.

Pas konfliktit të ndodhur, shtetasi L. L., rreth orës 09.00, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka shkuar sërish në fshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëlluar ndaj shtetasit K. F.

‘’’Falë informacionit të marrë nga ana e polcisë kriminale u ndërtua puna dhe si rezultat i ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm është bërë kapja dhe prangosja e  32-vjecarit, i cili qëndronte në pritë për të qëlluar mbi shtetasin K. F.’’, informon policia.

Operacioni ‘’parandalimi’’ u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e DVP Shkodër.

Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbatja pa leje"

Vendi Lajme arrestim shkoder Kronike

EMISIONET