Një zjarr i shfaqur për arsye ende të paqarta shkrumboi 4 baraka në kampin e romëve në Shkodër. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por kujtojmë se në fillim të këtij viti një ngjarje e ngjashme shkaktoi një viktimë.

12 anëtarë të komunitetit rom në Shkodër mbetën të pastrehe, pasi 4 barakat ku ata jetonin u dogjën.

Për shkak të materialit që ata kishin përdorur për ndërtimin e objekteve përmasat e zjarrit ishin të mëdha.

Ishte ndërhyrja e forcave zjarrfikesë që shmangu rrezikun  e përhapjes së zjarrit edhe në kabinat e tjera, pro shkaqet mbeten ende të paqarta.

Një ngjarje e ngjashme në shkurt të këtij viti, në të njejtin vend i mori jetën një 13 vjeçareje.

Në atë rast zjarri u shkaktua nga pakujdesia, ndërsa e mitura ishte e sëmurë dhe se familjarët e saj e kanë pasur të pamundur ta nxjerrin nga flakët që përfshinë barakën.