I heshtur, me kokën ulur e lot në sy e ka pritur Stjuart Smakaj, vendimin e Gjykatës së Shkodrës që e la në burg për vrasjen e Gledis Krajës, mbrëmjen e 17 gushtit në në lagjen “Qafardhi”.

Përballë gjyqtares Arta Llazani, ai nuk foli asnjë fjalë ndërsa me qëndrimin, shprehu pendesën për ngjarjen ku i mori jetën në mënyrë aksidentale shokut të ngushtë.

Mësohet se avokati i tij mbrojtës Elvis Alivoda ka sqaruar dëshminë e të riut dhënë përpara oficerit të policisë gjyqësore, ku konflikti ka qënë me shtetasin Denis Halili për një vend parkimi.

23-vjeçari Smakaj ka qëlluar plot 18 herë më armën e modifikuar por nuk ka patur për qëllim vrasjen e askujt, por vetëm të tremb të riun Halili.

Nga të shtënat plumbi e ka kapur në shpatull e më pas duke i kaluar në pjesën e zemres, shokun e tij Gledis Kraja, por ai nuk ka dashur të qëllojë mikun e tij ka sqaruar pala mbrojtëse.

Në këtë pikë avokati kërkoi cilësimin të paligjshëm të arrestimit pasi nuk kishin kaluar sipas tij 20 orë nga ngjarja dhe i riu ndërsa ka qënë në ndjekje nga policia dhe paralelisht kjo e fundit në negociata me familjen, ai më pas është dorëzuar.

Avokati ka kërkuar arrest shtëpie si masë sigurie për klientin e tij, por prokurorja Françeska Lekani e kundërshtoi këtë gjë, duke bindur gjyqtaren për ta mbajtur ne qeli.

Stjuart Smakaj  akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në kërkim mbetet i vëllai i tij Sebastian Smakaj, edhe ai i përfshirë në konflikt.

Cfare rrefeu Smakaj ne polici