Shkodër, Bushati: Pas 25 Prillit, kanë kohën të premtojnë “Shëndetësinë Falas” në Bangladesh

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, Helidon Bushati, vijon takimet me qytetarët.

Së fundmi ai është ndalur në Zues, ku ka kërkuar votën e banorëve për të shkulur të keqen nga rrënjët.

Sipas Bushatit, nuk kanë më fytyrë të ballafaqohen me qytetarët, prandaj sot po mundohen të shtrembërojnë vullnetin e tyre.

Helidon Bushati: Krah për krah me banorët e Zuesit. Këtë që po ikën, e quajnë Kryeministri i së Keqes. E keqja duhet shkulur nga rrënjët, prandaj duhet çdo votë. Nuk kanë më fytyrë të ballafaqohen me qytetarët, prandaj sot po mundohen të shtrembërojnë vullnetin e tyre. Por nuk do t’ia dalin. I ka ardhur fundi. Janë turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi. Pas 25 Prillit, kanë kohën të premtojnë “Shëndetësinë Falas” në Bangladesh.

Vendi Lajme shkoder Politikë PD Aktualitet 25 prill helidon bushati

EMISIONET