Shkencëtarët australianë kanë zbuluar një pikturë 17,300 vjeçare të një kanguri, një nga më të vjetrat të zbuluara  ndonjëherë në vend. Vepra e artit me përmasa 2m ishte pikturuar me okër të kuqe në tavanin e një strehe shkëmbi, në rajonin Kimberley të Australisë Perëndimore.

Mosha e saj u përcaktua nga radiokarburet që datojnë nga foletë antike të grerëzave.Studiuesi Damien Finch, nga Universiteti i Melburnit tha se piktura është midis 17,500 dhe 17,100 vjet e vjetër. Gjetjet u botuan të martën në revistën “Nature Human Behavior”.

Ndërsa bashkëautori i studimit Dr Sven Ouzman, nga Universiteti i Australisë Perëndimore, shtoi se mund të ketë një lidhje midis pikturës kangur dhe artit antik nga rajone të tjera.

“Ky imazh portreti kangur është vizualisht i ngjashëm me pikturat shkëmbore nga ishujt në Azinë Juglindore që datojnë më shumë se 40,000 vjet më parë, duke sugjeruar një lidhje kulturore, ” dhe duke lënë të kuptohet se arti në Australi është akoma më i vjetër.

Në fillim të këtij viti, studiuesit gjetën pikturën më të vjetër në botë në shpellën e kafshëve, një përshkrim 45,000-vjeçar të një derri në madhësinë e jetës, në ishullin Sulaëesi në Indonezi. Në Afrikën e Jugut, një vepër e ngjashme e krijuar 73,000 vjet më pare, besohet të jetë vizatimi më i vjetër i njohur.