Disa të dhëna të reja të publikuara nga satelitë europianë, 2020 është një ndër vitet më të nxehta.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku ka thënë se temperaturat e vitit të kaluar kanë qenë rreth 1.25 gradë celcius më të larta se sa viti 2016, që deri më tani ishte konceptuar si më i nxehti.

Shkencëtarët thonë se nivelet e nxehtësisë në Arktik dhe Siberi ishin faktorët kryesorë në ngritjen e temperaturës së përgjithshme.

12 muajt e fundit gjithashtu regjistruan një rekord të ri për Evropën, me temperatura 0.4 gradë celsius më të larta se në 2019.

Organizata Meteorologjike parashikoi më herët që 2020 do të ishte një ndër tre vitet më të nxehta të regjistruara.

Ky raport më i plotë nga Kopernikus ka bërë me dije se 2020 qëndron në krye të listës.

Të dhënat e Kopernikut vijnë nga një konstelacion i satelitëve Sentinel që monitorojnë Tokën nga orbita, si dhe matjet e marra në nivelin e tokës.

Të dhënat e temperaturës nga sistemi tregojnë se viti 2020 ishte 1.25C më i ngrohtë se mesatarja nga 1850-1900, një kohë që shpesh përshkruhet si periudha “para-industriale”.