Përdoruesve të Fibit së fundmi i është kërkuar nga shkencëtarët t’i bashkohen një studimi për të parë nëse orët inteligjente mund të zbulojnë  Covid-19.

King’s  College London beson se ndryshimet në rrahjet e zemrës, aktiviteti dhe modelet e gjumit mund të jenë në gjendje të ngrenë flamuj të kuq në  rastet kur një person është i infektuar me koronavirus.

Duke përdorur një aplikacion falas  të quajtur “Mass Science”, ata do të përpiqen të gjurmojnë shenjat  e mijëra njerëzve me shpresën e një sistemi alarmi brenda orës.

Pacientëte e infektuar me Covid-19  që mbanin të vendosur orën në dorë kanë treguar ndryshime të vogla në treguesin e tyre shëndetësor disa ditë para se të fillonin simptomat e koronavirusit, sic janë ethet, kolla ose humbje e shijes.

Sipas udhëheqësit të studimit, Dr Amos Folarin nëse kjo gjë do të funsksiononte, do të ishte një shpëtim për të gjithë popullsinë pasi rastet e personave asimptomatikë  janë të shumta.

“Me mungesë informacioni se kush është i infektuar në popullatë, veçanërisht aspimptomatik, ne po hetojmë sesi mund  të përdoren të dhëna të vlefshme për të zbuluar rastet me Covid-19”, është shprehur ai.