Shkencëtarët: Konsumimi i orizit mund të rrisë rrezikun për vdekjen nga sëmundjet e zemrës

Shkencëtarët: Konsumimi i orizit mund të rrisë rrezikun

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i tepërt i orizit rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsenikut që ndodh natyrshëm në të korrat.

Kimikati grumbullohet natyrshëm në të korra dhe ka qenë i lidhur vazhdimisht me sëmundje të ndryshme, si kanceri dhe sëmundjet e mëlçisë. Në raste serioze, mund të shkaktojë dhe vdekje.

Orizi është një element i dietave në të gjithë botën dhe pwrdret nga miliona njerëz në vendet në zhvillim për të siguruar kalori dhe lëndë ushqyese të vlefshme.

Në nivel global, është vlerësuar se arseniku në oriz është fajtor për mbi 50,000 vdekje të parakohshme të shmangshme në vit. Arseniku është një lëndë natyrale që gjendet edhe në ujë, edhe në tokë, gjithashtu vjen edhe si pasojë e ndotjeve të mjedisit. Ndërkohë që shumë ushqime që ne përdorim përmbajnë arsenik (të tilla si, lëngu i mollës, birra apo pula) më shqetësues për ne është orizi, pasi koncentrimi i arsenikut në të është më i lartë për vetë faktin që orizi e absorbon më lehtë sesa ushqimet e tjera.

Studiuesit në universitetet e Manchester dhe Salford studiuan konsumin e orizit në Angli dhe Uells dhe përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare të shkaktuara nga ekspozimi i arsenikut.

Profesori David Polya nga Universiteti i Mançesterit, bashkëautor i studimit, është shprehur: 'Studimi ka zbuluar se 25 përqind e njerëzve që konsumojnë orizin në Angli dhe Uell, kanë rrezik të vdesin nga problemet kardiovaskulare për shkak të ekspozimit të arsenikut në tru.

Studiuesit thonë se studimi i tyre është i kufizuar dhe se janë të nevojshme hetimet më të specializuara për ta konfirmuar këtë gjë.

Ata gjithashtu thonë se njerëzit nuk duhet të shmangin ngrënien e orizit, pasi ofron shumë përfitime shëndetësore për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave.

Njerëzit duhet të marrin në konsideratë zgjedhjen e varieteteve të orizit të cilat janë të ulta në nivele arseniku, siç janë basmati, sesa drithërat.

Ky zbulim është botuar në revistën Science of the Total Environment.

Shendetësi Lajme semundje Studime studim Oriz arsenik

EMISIONET