Shkelja e masave anti-covid, gjobiten 1435 persona dhe 2 administratorë lokalet me 1 mln lekë

Shkelja e masave anti-covid, gjobiten 1435 persona dhe 2 administratorë

Ndërkohë që situata me shifrat Covid është përkeqësuar, gjatë 48 orëve të fundit, policia ka ndëshkuar me masë administrative 1435 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Po ashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

"Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 352 shtetas që udhëtonin me mjet pa vendosur maskën mbrojtëse, me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 73 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 22:00.  Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 49 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00." - njofton policia.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.

Vendi Lajme maska gjoba masat anti covid Aktualitet

EMISIONET