Shkeli orarin dhe mbajti lokalin hapur, 1 milionë lekë gjobë kuçovarit

Shkeli orarin dhe mbajti lokalin hapur, 1 milionë lekë gjobë

Një subjekt në Kuçovë është gjobitur pasi është konstatuar nga policia i hapur pas orës 22:00.

Sipas policisë, subjekti në pronësi të D.K., në lagjen “Tafil Skëndo” në Kuçovë është ndërshkuar me masën administrative 1 milionë lekë teksa ushtronte detyrën pas orarit në caktuar.

Sakaq është arrestuar edhe në person tjetër në Berat, pasi me furgonin e tij transportonte lëndë drusore.

“Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. K. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesin e mjetit, shtetasin E. K., 33 vjeç banues në Starovë, Berat, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht.”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të tij  janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme berat Aktualitet kucove lende drusore mase administrative

EMISIONET