Shkeli karantinën për vetëm 8 sekonda në Tajvan, gjobitet me 3500 dollarë

Autoritetet e Tajvanit kanë goditur një gjobë prej 3,500 dollarësh për një perosn që theu rregulloret e karantinës për vetëm tetë sekonda.

Ai ëhstë një punëtor migrant nga Filipinet, dhe ishte në karantinë në një hotel në Kaohsiung City kur ai doli për pak kohë nga dhoma e tij në korridor, i tha Departamenti i Shëndetësisë së qytetit Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Tajvanit.

Ai u kap në kamera nga stafi i hotelit, i cili kontaktoi Departamentin e Shëndetësisë.

Departamenti e gjobiti atë 100,000 dollarë Tajvanezë ose rreth 3,500 dollarë amerikanë.

Sipas rregullave të karantinës së Tajvanit njerëzit nuk lejohen të largohen nga dhomat e tyre, pa marrë parasysh për sa kohë.

Ata në karantinë nuk duhet të mendojnë se nuk do të gjobiten për largimin nga dhoma e hotelit, tha Departamenti i Shëndetësisë.

Ka 56 hotele karantinë në Kaohsiung City, me një total prej rreth 3,000 dhomash.

Autoritetet Tajvaneze filluan kontrollimin e pasagjerëve në fluturimet direkte nga Wuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë, në 31 Dhjetor 2019 - pra kur virusi ishte kryesisht subjekt i thashethemeve dhe raportimeve të kufizuara.

Qeveria gjithashtu investoi në testimin masiv dhe gjurmimin e shpejtë dhe efektiv të kontakteve.

Ishulli me 23 milion persona ka regjistruar vetëm 716 raste koronavirusi dhe shtatë vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Bota Lajme karantine gjobe tajvan

EMISIONET