Qeveria e Brtanisë së Madhe në një deklaratë për shtyp bëri të ditur se personat të cilët nuk do të respektojnë urdhrin për t’u izoluar do të përballen me një gjobë prej 10.000 paund ose ndryshe 11.000 euro.

Kryeministri Boris Johnson, i cili kishte deklaruar të Premten se Mbretëria e Bashkuar po përballej me një valë të dytë të COVID-19, paraqiti kufizime e reja të cilat do të zbatohen nga banorët e Northwest, Midlands dhe West Yorkshire të cialt janë zonat më të goditura.

Sipas rregullave të reja, vetë-karantinimi është i detyrueshëm me ligj nga 28 shtatori për njerëzit që rezultojnë pozitivë ose gjurmohen si kontakt i afërt.

“Mënyra më e mirë për të luftuar këtë virus është që të gjithë të ndjekin rregullat dhe të vetë-izolojnë nëse rrezikojnë të kalojnë virusin,” – tha Kryeministri Britanik gjatë një deklarate.

Shifrat e fundit tregojnë se rastet e reja ditore të koronavirusit në Britani kanë arritur shifrën 4.422, numri më i lartë që nga fillimi i majit.