Policia e Shtetit, vazhdon kontrollet për zbatimin e masave anti-covid dhe bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur, me 3000 mijë lekë,
459 qytetarë, të cilët kanë qenë në lëvizje pa maskë duke shkelur, masat për parandalimin e virusit.

Policia ka shoqëruar në ambjentet e komisariateve, 5 shtetas të cilët, nuk kanë paraqitur dokumentin e identifikimit dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë këtij harku kohor janë ndaluar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të shtetrrethimit pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secilit.


Gjatë kontrolleve të ushtruar në terren gjithashtu është gjobitur me 1.000.000 lekë, administratori i një subjekti, pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin jashtë rregullave të protokollit të sigurisë.