Një ndër monumentet e trashëgimisë kulturore më të rëndësishme të qarkut të Gjirokastës, Ura e gurit e Hoshtevës në Libohovë nuk ekziston më.

Ura u dëmtua në vitin 2018, ndërsa në 2019 u shemb.

Së fundmi reshjet e shiut kanë bërë që edhe gurët qindra vjeçarë me të cilët ishte ndërtuar ura, t’i marrë lumi Zagori që kalon poshtë saj.

Dhe pse Ministria e Kulturës që  sot drejtohet nga Elva Margariti, ka qenë në dijeni që në 2018 që ura është në rrezik. Edhe pse ka patur të gjithë kohën e duhur për ndërhyrje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke e lënë këtë monument të kulturës ta marrë lumi.

Gazetarja Entjola Budo, raporton për Ora News se kjo urë ka vlera shumë të rralla historike dhe është 230 vjeçare, por asnjëherë nuk është vënë dorë mbi të si objekt kulturor.

Kjo urë lidhte 6 fshatra, dhe aktualisht banorët janë pothuajse te izoluar,premtimet për rindërtimin e saj kanë qenë të shumta por nuk janë mbajtur.

Ura e gurit në Hoshtevë, ndodhet mbi lumin Zagorisë, përgjatë rrugës Hoshtevë-Çajup dhe siç shihet edhe në pamje, riparimi i këtij monumenti kulture është i pamundur tani.