Misnitri Sandër Lleshaj, e cilëson finalizimin e operacionit ‘Los Blancos’ në 10 shtete, ku u shkatërrua një kartel droge i drejtuar nga shqiptarë, si një sukes që provoi pjekurinë dhe besueshmërijnë e Policisë së Shtetit në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

Sipas tij, operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar.

Postimi i Lleshajt në Facebook

Finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit ‘LOS BLANCOS’ në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar.

Meritojnë mirënjohje të gjitha agjencitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion si Italia, Holanda, Greqia, Hungaria, Rumania, Gjermania Spanja. Mbretëria e Bashkuar, Dubai dhe pa dyshim edhe Policia e Shtetit Shqiptar.

Ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional. Si sot.

Lexo edhe: Ora News video të operacionit “Los Blancos”, u sekuestruan 5.5 mln euro e 4 ton kokainë