Shirat që përfshinë Shqipërinë këto dy ditë kanë shkaktuar përmbytje në lagjet e kryeqytetit të lëna pa investime prej kohësh. Në rrugën “Pavarësia” dhe “Vangjel Noti”, gropat janë kthyer në pellgje me ujë duke e bërë kalimin e banorëve thuajse të pamundur.

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin shkatuan përmbytje  në zonën e Laprakës.

Në këtë zonë në pak minuta reshje u krijuan pellgje të mëdha me ujë që vështirësuan kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve në rrugën “Pavarësia” dhe “Vangjel Noti”, banorët thonë se kalimi në këmbë është thuajse i pamundur.

”Ky problemi është gjithmonë, dhe tani që fillon dimri është shumë keq,kur bie shi bllokohet komplet. SI në mesjetë. Çdo mëngjes përcjellim fëmijët në shkollë,  ka raste që lemë edhe punën kur ka shi të rrëmbyeshëm. Këtu ka shumë baltë, duam që rruga të shtrohet.”

Megjithatë niveli i ujit e ka bërë të vështirë edhe lëvizjen me automjete.

”Makinat i çojmë në servis çdo 2 muaj.”

Përveç problemeve të infrastrukturës rrugore, banorët thonë se plehrat janë një tjetër shqetësim për të cilin nuk është gjetur zgjidhje.

Qytetarët bëjnë përgjegjëse Bashkinë si institucioni që duhet të marrë masa sa më pare për zgjidhjen e këtyre problemeve.

”Erion Veliaj thiotë i kam rregulluar të gjitha rrugët, se çfarërrugësh ka rregulluar nuk e di. Bashkia Tiranë të vërë dorë mbi këtë rrugë se e ka lënë pas dore. Duhet të shtrohet patjetër.”