Banorët e Astirit akuzojnë kryebashkiakun Veliaj si vjedhës të taksave, pasi nuk ka investuar për infrastrukturën rrugore. Këtë të martë, reshjet e shiut e kthyen këtë lagje të pakalueshme as me makina, ndaj ata bëjnë thirrje për vëmendje.
Pothuajse të gjitha lagjet e kryeqytetit kanë rrugë të dëmtuara, por më problematikja është “Astiri” një lagje e re e kryeqytetit me një dendësi të lartë banorësh.
Të gjitha rrugicat e kësaj lagje janë në gjëndje të keqe dhe me gropa me ujë
Reshjet e shiut kanë bërë që gropat të kthehen në pellgje me ujë duke e bërë të vështirë kalimin me automjete”
Banorët janë të revoltuar ndërsa thonë se u duhen çizme për të dalë nga zona.
Akuzojnë direkt kryebashkiakun që sipas tyre i ka mashtruar duke u vjedhur taksat.
Kjo është surrati i kryebashkiakut. Këta ia kaluan dhe Enver Hoxhës. Ky është investim i Lali Erit. Kështu ka qenë dhe kështu do jetè” thonë banorët e indinjuar.
Sa herë që ka reshje shiu kalimi në këtë lagje të Tiranës bëhet tejet i vështirë ndërsa qytetarët duket se sa vijnë dhe humbin shpresat.

