Zyrtarët kolumbianë bëjnë të ditur se kanë arrestuar dy burra në Florida pasi akuzoheshin se shisnin në mënyrë të paligjshme një kimikat si një kurë mrekullie për koronavirusin e ri dhe për sëmundjet e tjera.

Zyra e prokurorit kolumbian tha ditën e martë se Mark dhe Joseph Grennon u arrestuan në plazhin e qytetit të Santa Marta. Ata u kapën në flagrancë pasi ishin duke shitur “Kurën e Mrekullisë” të tyre njerzve.

Mark dhe Joseph Grennon prej kohësh kërkoheshin nga SHBA sepse shtatë amerikanë kishin humbur jetën nga përdorimi i kësaj substance.

Mark Grenon është kryepeshkop i Kishës së Shëndetit dhe Shërimit të Zanafillës, me qendër në Bradenton, Florida,  e cila ka për qëllim përdorimin e kimikateve toksike  për të cilat prenedojnë se mund të kurojnë një lajmishmëri sëmundjesh, duke filluar nga kanceri, autizmi, malarja dhe tani Covid-19.

Autoritetet thanë se pirja e kësaj substance është fatale.

“Konsumatorët nuk duhet t’i përdorin këto produkte dhe prindërit nuk duhet t’i japin fëmijëve për asnjë arsye. FDA nuk e ka aprovuar përdorimin e këtyre substancave”-  tha një zëdhënës i FDA.