Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për shpërndarjen e lëndëve narkotike si dhe zhvillimin e lojrave të fatit brenda një lokali.

Në ambjentin e shtetasit me iniciale M.T., 33 vjeç shitej lëndë narkotike kokainë si dhe organizoheshin veprimtari të lojrave të fatit.

Ndërsa autoritetet vunë në pranga dhe dy shtetas me iniciale D.Sh. dhe B.B., për “Moskallëzim krimi”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në rrugën “Thoma Goxhaj” u gjetën një sasi lënde narkotike e tipit kokainë si dhe dy njësi kompjuterë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”,“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, të shtetasit M. T., 33 vjeç, si dhe referuan materialet për veprën penale “Moskallëzim krimi”, për shtetasit D. Sh. dhe B. B.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.