Projektligji më i fundit i hedhur për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, synon krijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare, i cili do të ngrihet nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Regjistri sipas relacionit që shoqëron projektligjin do të përdoret pikërisht si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë penale, ndjekjen penale të autorëve të veprale penale, zblulimin, gjurmimin, ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë me veprimtari kriminale si dhe detyrimeve tatimore.

Aksesi i të dhënave në regjistër do t’i jepet në kohë reale dhe pa filtra Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave, dhe Shërbimit Informativ Shtetëtor.

Pavarësisht se kjo bëhet me qëllim për luftën ndaj pastrimit të parave, ekspertët mendojnë se kjo i vë individët përballë rrezikut të keqqpërdorimit të të dhënave.