Policia te dera e RTV Ora, po kë do arrestojnë?! Gazetarët, të ftuarit, apo kriminelët që vijnë në studio?

Policia te dera e RTV Ora, po kë do arrestojnë?! Gazetarët,

Në mënyrë të paprecedentë forca të shumta policie me maska dhe armë kanë mësyrë ambientet e RTV Ora dhe Ora News.

Ndërkohë, drejtori i informacionit të dyja televizioneve, Brahim Shima  tha se si mund të vazhdojë televizioni të punojë dhe të thotë të verbëtën me polici te dera.

Shima u shpreh se kë do të arrestojë policia, gazetarët, të ftuarit që vijnë në studiot televizive, apo kriminelët që mund të vijë në televizion.

Shima: Ne i kemi hequr kronikat e gatshme dhe gazetarët tanë janë në terren gjatë gjithë kohës. Kjo gjë i ka dhembur kaq shumë se të administrojmë median dhe ta hetojmë e ta sjellin policinë te dera. Po kush do ta marrë guximin që të vijë gjithë kjo polici në derë të televizionit dhe të vazhdojë të punojë e të jetë i lirë të thotë të vërtetën kur rri polici te dera.

Mirë që s’na vjen polici këtu te studio dhe të na kontrollojë çfarë po bëjmë. Kë do të arrestojnë, gazetarët apo të ftuarit, sikur kemi ftuar kriminelë sikur do vijnë këtu në studioi ata? Po nuk vijnë në studio ata. Shkon media i transmeton atje ku policia nuk e kap ata.

Thotë se SPAK-u do të marrë menaxhimin e televizionit sikurse administroi Agon Channel. E administroi shumë mirë, derisa e mbylli dhe i paguam lekët ne.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News

Vendi Lajme arrestim rtv ora policia Lajmi i fundit Aktualitet brahim shima sulm ndaj RTV Ora sulmi ndaj rtv ora dhe ora news

EMISIONET