Shima: Ndroqi u shoqërua me forca të shumta policie me maska, për deklarime as kriminelët nuk janë shoqëruar kështu

Shima: Ndroqi u shoqërua me forca të shumta policie me maska, për

Në mënyrë të paprecedentë forca të shumta policie me maska kanë ndaluar në rrugë Presidentin e Yldon Media Group paraditen e sotme dhe e kanë shoqëruar për në policinë e Tiranës.

Drejtori i informacionit të RTV Ora dhe Ora News, Brahim Shima e quan vazhdë e presionit.

Shima: Pak minuta më parë presidenti i Yldon Media grup ka dalë nga ambientet e policisë së Tiranës me një akuzë absurde për një automjet të marrë me kredi. Kur ka ndodhur ndonjëherë tjetër që për deklarime pasurie policia ka shoqëruar në mënyrë të tillë me forca të shumta policie me maska. Është vetëm sekuestrimi i një automjeti. Nuk më duket normale që ky nuk është presin politik ndaj televizionit Ora.

Është presion politik se pse duhet të shkohej me maska. Pse nuk është dërguar një kërkesë zyrtare për justifikim, pse duhet të ndalohej me furgona policie. Bëmë deklaratën në polici dhe pastaj Ndroqi është lënë i lirë. Personazheve të krimit u është dërguar kërkesa për deklarim të pasurive dhe asnjëherë nuk janë shoqëruar në polici dhe as nuk janë bërë mediatikë. Ky është një sulm politik i radhës në një kohë shumë të shkurtër. Nuk po goditet një person, por media. 

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News

Vendi Lajme maska Ora News ylli ndroqi Aktualitet brahim shima forca policie shoqerim sulm ndaj RTV Ora sulmi ndaj rtv ora dhe ora news

EMISIONET