Një tentative për grabitje ndodhi ditën e djeshme (1 shtator), në një supermarket në Prishtinë.

Brabitja mbeti në tentativë për shkak të një konsumatori që iu kundërvu grabitësit pavarësisht se mbante një armë në dorë.

“Më, 01.09.2020 rreth orës 20:53 ka ndodhur një tentim grabitje në një market në rrugën “Ismet Krasniqi”,informoi policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, konfirmoi rastin duke njoftuar se s’ka të lënduar e as të arrestuar në lidhje me këtë rast.