Shihni momentin e frikshëm kur dy vëllezër të vegjël hidhen nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit

Shihni momentin e frikshëm kur dy vëllezër të vegjël

Dy vëllezër kanë shpëtuar nga një zjarr në apartamentin e tyre pasi u hodhën nga dritarja dhe u kapën poshtë nga fqinjët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin francez Grenoble.

Djemtë, nga 3 dhe 10 vjeç, nuk patën dëmtime gjatë rënies, por u dërguan në spital për thithjen e tymit.

Nga pamjet e fimuara shihet vëllai i madh duke hedhur vëllain tjetër në krahët e fqinjëve në më shumë se 30 metra poshtë.

Më pas edhe vëllai i madh u ngjit në dritare, u hodh poshtë dhe u kap nga fqinjët. Një nga personat që kapën djemtë theu dorën, ndërsa një tjetër kishte pësuar një frakturë në kyçin e dorës.

Të paktën 14 banorë u shtruan gjithashtu në spital me thithje të tymit dhe dy zjarrfikës pësuan lëndime të lehta gjatë incidentit.

Shkaku i zjarrit mbetet nën hetim.

Bota Lajme femije Europa France zjarr

EMISIONET