Shifra të frikshme nga Greqia, 2,448 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Shifra të frikshme nga Greqia, 2,448 raste të reja me Covid-19 në

Shifra të frikshme nga Greqia. Në 24 orët e fundit shteti fqinj regjistron plot 2,448 raste të reja me Covid-19, shifër kjo e paregjistruar më herët që prej nisjes së pandemisë.

Njoftimi bëhet nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), raporton Ora News.

Sipas saj, 14 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit ndërsa 196 pacientë gjenden në terapi intensive.

Shumica e rasteve vijnë nga Atika me 493 dhe Selaniku me 683.

Me shifrat e sotme, Greqia regjistron 52,254 raste infektimesh që nga nisja e pandemisë dhe 716 viktima.

Rajoni Lajme Greqi Covid-19 Lajmi i fundit Greqi infektime koronavirusi ne greqi rekord

EMISIONET