Shifra shpresëdhënëse nga Kosova.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste pozitive me koronavirus nga 649 testime të kryera, ndërkohë që nuk ka asnjë jetë të humbur.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 59 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 1.333.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:

Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.